Galla
Reshat Ibrahimi Publikuar: 2016-03-27 15:07:33

Çfarë duhet të mësojë Shqipëria nga humbja ndaj Austrisë?

Shqipëria humbi miqësoren ndaj Austrisë, me rezultatin 2-1. Një rezultat që nuk tingëllon keq, pas rrethanave që ndodhën në fushën e futbollit. Por, cfarë duhet të mësojë Shqipëria nga kjo humbje kundër Austrisë, në “Ernst Happel”, në Vjenë?

Si debutues, kuqezinjtë duhet ta kenë të qartë se në Francë i pret një kampionat i niveleve të larta, ku nuk guxojmë të koritemi, prandaj duhet një qasje shumë më serioze nga të gjitha repartet, sidomos ai i mbrojtjes. Alaba pranon se nuk e kishte imagjinuar presionin e ushtruar nga Shqipëria. Asesi nuk guxojmë të perseritet loja e pjesës së parë të ndeshjes kundër Austrisë, kur thjesht ua dhuruam golat mikpritësve.

Lojtarët duhet të jenë të përgatitur fizikisht, taktikisht dhe psikologjikisht, sepse gjenden në një grup me kombëtare realishte mjaft cilësore, që dinë të dënojnë edhe më keq se Austria, pasi kanë përvojën e madhe në evente të tilla.

Dhe krejt në fund, në Francë, Shqipëria duhet të luajë ashtu si kundër austriakëve në pjesën e dytë. Pra, të tregojë shpirt luftarak, të luajë pa frikë, sepse vetëm me një qasje të tille nuk do t’i zhgënjejë mijërat e tifozëve, që do t’i ketë në Francë. Tani i pret ndeshja me Luksemburgun, një mundësi e mirë që trajneri De Biasi të mësojë prej gabimeve nga miqësorja kundër Austrisë. “Euro 2016” po afron. Të shpresojmë se deri atëherë, kombëtarja do të jetë e gatshme për një fillim e debutim të mbarë.

Thënia e ditës

Në fund ne vetëm do të vajtojmë rastet e shfrytëzuara.
Autori i panjohur