Fortesa Orana e artë në Dubai

Publikuar: 2013-02-01 21:41:09

Karateistja kosovare ka fituar medaljen e artë në një konkurrencë botërore në turneun “2 International karate Open” në Dubai.

 Garuesja nga Kosova, Fortesa Orana me medaljen e artë është suksesi më i madh i përfaqësueses së Kosovës nga udhëti mi në Katar.

Veç saj medaljen e argjendtë e fitoi Alvin Karaqi, ndërsa me medalje të bronztë u kthye edhe Herolind Nishevci. Të dy karateistët kosovarë tashmë kanë krijuar eksperiencë ndërkombëtare me sukses nëpër turne të ndryshme por turneu i Al-Ahli në Dubai është konkurrenca më e fortë me të cilën janë përballur ata. Turneu është mbajtur nën patronatin e princit të Dubait.

Kjo garë ka qenë mundësi e mirë edhe për vet kreun e Federatës së karatesë së Kosovës, Fadil Arifi i cili pati rast të takohet me presidentin e federatës botëror, WKF, Espinoza./sporti1.com/