Laçi kaloi në futbollin francez

Publikuar: 2017-07-30 11:24:49

Besnik Hasi ka nisur të bëjë largime nga skuadra e Olympiacosit dhe midis tyre është edhe shqiptari Qazim Laçi, që është kthyer nga huazimi prej Levadiakosit ku ishte sezonin e kaluar.

Por tani largohet sërish dhe tani destinacioni i ri është Ajaccio në Francë.

Laçi si konsiderohet si një ndër pikat më të forta të Kombëtares U-21.

Mesfushori do të luajë në ligën e dytë franceze sezonin tjetër dhe do ta kryejë fazën përgatitore atje

Olympiakosi e zyrtarizoi sot huazimin e Laçit i cili ka besimin e grekëve, përndryshe ata do e kishin shitur, por për momentin nuk ka hapësira për të. 

Thënia e ditës

Në fund ne vetëm do të vajtojmë rastet e shfrytëzuara.
Autori i panjohur