FIFA: Shqipëria ka bërë përpara në futboll

Publikuar: 2013-03-23 10:48:29

Portali i federatës botërore të futbollit vlerëson përparimin e arritur nga kombëtarja shqiptare e futbollit.

Shqipëria ka bërë përpara në futboll. Ky është vlerësimi i FIFA.com. portali i federatës botërore të futbollit i ka kushtuar një hapësirë të madhe kuqezinjve, duke i konsideruar një nga ekipet që po ngjitet pak nga pak në renditjen e FFAs. Në shkrim ngrihet lart puna e trajnerit italian Gianni de Biasi dhe prezenca e futbollistëve si Lorik Cana, Erjon Bogdani e të tjerë ka bërë që Shqipëria të shndërrohet në ekip që meriton respekt.

Muajin e kaluar, Shqipëria u ngjit për shtatë pozita (64) në renditjen e FIFA-s, kurse vazhdon të jetë ende larg pozitës më të mirë (50) nga prilli 2011. Mirëpo, rezultatet e fundit sugjerojnë se skuadra është duke u përmirësuar. Për më tepër, Shqipëria depërtoi në mesin e top 30 pozitave të kontinentit, pas një mungese të gjatë../sporti1.com/