PSG ofron 30 milionë euro dhe një futbollist për Joao Marion

Publikuar: 2017-07-30 15:00:38

Pas kritikave të ashpra nga trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka raporte që Paris Saint-Germain mund t’i ofrojnë klubit italian shërbimet e mbrojtësit Serge Aurier plus 30 milionë euro për Joao Marion.

 “Joao Mario ka kualitet, dhe nëse ai i kupton këto dy apo tre gjëra që ai bën gabim dhe ka nevojë të ndryshojë komplet lojën e tij, atëherë ai mund të bëhet një lojtar i madh” ka thënë Spalletti pas fitores 2-1 të Interit ndaj Chelseat.

Ndërsa, në mbrëmjen e së shtunës, Sky Sport Italia raporton se PSG janë gjithnjë e më të interesuar të marrin në gjirin e tyre reprezentuesin e Portugalisë.

Interi ka paguar 40 milionë euro për të nënshkruar me të nga Sportingu një vit më parë, por mesfushori nuk është domosdoshmërisht pjesë e planeve të Spallettit, sidomos me Matias Vecinon që është në rrugë me ardhjen e tij nga Fiorentina për 24 milionë euro.

Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, Paris Saint-Germain janë të hapur për të ofruar Aurierin si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi për Joao Mario, duke shtuar edhe të holla kesh prej 30 milionë eurosh.

Aurier është një mbrojtësi i djathtë 24-vjeçar, reprezentuesi i Bregut të Filduishtë, i cili gjithashtu ishte i lidhur edhe me Juventusin.

Thënia e ditës

Në fund ne vetëm do të vajtojmë rastet e shfrytëzuara.
Autori i panjohur