Murray adhuron Arsenalin dhe Mourinhon

Publikuar: 2012-12-16 12:57:59

Ylli i tenisit botëror, Andy Murray në një intervistë për FIFA ka folur për futbollin. Ai si i ri ka ushtruar futboll.

 “Më duhej të zgjidhja ndërmjet futbollit e tenisit. Zgjodha tenisin. Mendoj se kam marrë vendimin e duhur”, tha Murray, i cili në moshën 15 vjeçare ka ushtruar me skuadrën skoceze, Hibernian. “Kam mundur të luaj me Hibernian, por unë adhuroj Arsenalin. Luaj futboll shpesh, por kam marrëveshje me lojtarët të mos bëjmë ndërhyrje të ashpra”. Ai ka folur edhe për trajnerin që e adhuron më shumë. “Është vështirë. Më pëlqen Jose Mourinho, por duhet admiruar puna që ka bërë Sir Alex Ferguson te Manchester United”, tha ai. Skocezi ka pranuar se ndër tenistët më të mirë në botë, futbollist i dalluar është Jo Wilfried Tsonga./sporti1.com/